Agjencia Zhurnal.mk

VMRO kërkon që Bogoevskit t’i merret mandati i deputetit

Shkup, 18 maj VMRO-DPMNE ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë e vendit se nuk kanë qenë efikas në rastin e deputetit Pavle Bogoevski, i cili së fundmi është vënë në qendër të auzave të opinionit për përdorim të lëndëve narkotike, pasi pranoi se është zëri i tij në bisedën ku porosit drogë përmes telefonit. Naum Stoilkovski thotë se nuk guxon të posedojë certifikatë të sigurisë një deputet që përdor lëndë narkotike pasi i njëjti ka qasje edhe në dokumente sekrete shtetërore. Ai i ka kërkuar publikisht Bogoevskit që të japë dorëheqje edhe nga të gjitha komisionet parlamentare, si dhe të bëjë vetë test për përdorimin e lëndëve narkotike në Akademinë e Shkencave dhe Arteve.

“Bogoevski e cënoi imazhin e Kuvendit dhe funksionit deputet dhe ka shkelur kodeksin etik për sjellje i miratuar në procesin Zhan Mone bashkë me euro deputetë. Bogoevski, urgjentisht vetë tërhiqu nga Kuvendi. Me atë që tregton në tregun e narkotikëve i ke shkelur të gjitha normat morale, etike dhe njerëzore. Gjithashtu tërhiqu edhe nga komisionet ku je, sepse posedon certifikat të sigurisë dhe më pas në shpenzime personale kërko testim në ASHAM përmes qimes së flokut edhe atë menjëherë. Rezultati i testimit përsëri nuk do të ju amnestojë nga bashkëpunimi me nëntokën narkotike dhe me këtë edhe nga paaftësia për funksionin deputet”

Kjo kërkesë e opozitës maqedonase vjen dy ditë para mbledhjen së komisionit parlamentar për çështje të mandateve dhe imuniteteve që e udhëheq deputeti Pavle Bogoevski e ku në rend dite është pika e vetme, marja e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit. Në këtë komision Gruevskit i është hequr fillimisht imuniteti, ndërsa vendim i njëjtë është marrë edhe për shumë deputet të tjerë.

Nga ana tjetër, tetë deputetët e pavarur të cilët dolën nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, dje kanë dorëzuar në Kuvend iniciativë për testimin e të gjithë deputetëve për përdorimin e lëndëve nartkotike, ndërsa nga kryetari i Kuvendit kërkuan të sigurojë kushte dhe ekip mjekësor. Por, Xhaferi pas pranimit të kërkesës tha se nuk ka bazë ligjore për të realizuar një testim të tillë. Deputetët e LSDM-së thanë se janë të gatshëm t’i nënshtrohen një testimi të tillë, nga VMRO-DPMNE që në fillim pas publikimit të skandalit të Bogoevskit paralajmëruan iniciativë të ngjashme, nddërsa nga BDI thanë se do të kërkojnë veting për gjithë funksionarët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...