Maqedoni

VMRO kërkon takim liderësh

Zhurnal Ads

Shkup, 17 tetor – Gjuha maqedonase është përfshirë në letërnjoftimin tonë, por edhe në dokumentet dhe komunikimin që Bashkimi Evropian e ka me ne dhe me vendet-anëtare, shprehet zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Prandaj, siç thotë ai, e drejta e vetëvendosjes në shekullin 21 nuk mund të vijë nga një vend-anëtar i BE-së. Rikujton se vendimi që Maqedonia t’i nisë bisedimet aderuese në mars të këtij viti, ishte i pakushtëzuar, prandaj, siç thotë, është logjike të mbahet Konferenca Ndërqeveritare.

“Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe ndoshta edhe një disfatë për të gjithë rajonin dhe politikën e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, nëse çështjet e identitetit bëhen pengesë. Absolutisht në këtë moment nuk mund të përjashtohet mundësia që të mos ketë Konferencë Ndërqeveritare në fund të këtij viti, por nëse arsyeja për këtë është gjuha maqedonase, atëherë unë jam absolutisht në rregull me këtë”, deklaroi Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Dimitrov tha se në komunikimin me vendet e tjera anëtare kemi mirëkuptim të plotë, kurse në komunikimin me Gjermaninë, si vend kryesues qëndrimi është i qartë – se prioritet është që Maqedonia t’i nisë negociatat. Ai gjithashtu tha se në periudhën në vijim do të ketë përpjekje të shtuara diplomatike për të dalë nga kjo situatë. Nga ana tjetër, ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, në një intervistë për mediat bullgare, tha se Gjermania po ushtron trysni ndaj Bullgarisë për ta mos penguar fillimin e negociatave.

“Disa vende që nuk mund të hyjnë në thelbin e çështjes, po ushtrojnë trysni. Këta janë njerëz nga kombësi të ndryshme. Shoh se tash gjatë presidencës së Gjermanisë, ka interes të madh që një nga dy vendet ballkanike të regjistrohet si sukses i presidencës gjermane”, tha Krasimir Karakaçanov – Ministër i Mbrojtjes së Bullgarisë.

Lidhur me çështjet e hapura me Bullgarinë, lideri i opozitës Hristijan Mickoski nuk pret bllokadë për fillimin e negociatave, por sërish kërkoi të mbahet takim liderësh.

“Si VMRO-DPMNE ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë përkatës të ulemi në një takim liderësh dhe t’i diskutojnë të gjitha çështjet aktuale dhe të mëdha politike që duhet të përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve maqedonas dhe të Maqedonisë si shtet”, potencoi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Dje përfundoi takimi dyditor i Komisionit të Përbashkët Maqedono-Bullgar për çështje historike dhe arsimore, në të cilin nuk ishte arritur asnjë përparim. Çështja për Goce Delçevin mbetet e hapur, kurse avancim të vogël ka vetëm në pjesën e vërejtjeve për librat shkollorë. Zëvendëskryeministri Dimitrov nuk e ndan mendimin se takimi ishte i pasuksesshëm, duke thënë se Komisioni punon në mënyrë produktive, sepse duke u bazuar në përvojat e vendeve të tjera, mosmarrëveshjet e këtilla mund të zgjasin edhe me dekada të tëra.

Postime të ngjashme

Myftinia e Gostivarit shënon lindjen e Muhammedit A.S

T E

Nxënësit kërkojnë mësim me prezencë fizike

Xhenur Iseni

MASH njoftoi, me sukses realizohet 80% e mësimit online

Xhenur Iseni

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...