Agjencia Zhurnal.mk

VMRO: LSDM nuk kujdeset për qytetarët

Shkup, 9 gusht – Zoran Zaev dhe LSDM përmes energjisë elektrike të shtrenjtuar, të cilën do ta paguajnë qytetarët, mbledhin para të freskëta, të cilat më vonë përmes tenderëve duhet t’i marrin kompani të afërta me pushtetin dhe Zaevët.

Kështu qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, ku shtohet se derisa qytetarët paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike, firmat e Zaevit shënojnë profite.

“Në vend që të punësojë ushtarë të partisë dhe të bëjë ryshfete të drejtpërdrejta para zgjedhjeve, LSDM përmes ELEM mund të ndikonte në çmimin e energjisë elektrike, e cila po zvogëlohet kudo në rajon dhe Evropë në një periudhë të pandemisë, vetëm në vendin tonë po rritet”, shtohet në kumtesë.

LSDM nuk kujdeset për qytetarët, për sa kohë bëhet fjalë për interesin e individëve afër Zaevit.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është një dëm kolateral për dëshirën për pasurimin e Zaevit dhe njerëzve përreth tyre në kurriz të punës dhe vuajtjes së 2 milionë njerëzve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...