Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

VMRO me iniciativë për anulimin e Ligjit për regjistrim, për LSDM-në kjo procedurë është joserioze

Shkup, 9 shkurt – Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dje dorëzoi nënshkrime dhe procesverbale te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nga Iniciativa për sjelljen e ligjit për anulimin e Ligjit për Regjistrim, në çka LSDM-ja u kundërpërgjigj se partia më e madhe opozitare vazhdon të sillet në mënyrë joserioze ndaj çështjeve të rëndësishme, si në këtë rast që është operacioni më i gjerë statistikor – regjistrimi.

Pas dorëzimit të Iniciativës tek Xhaferi, deputeti i VMRO-DPMNE-së Gjorgjija Sajkoski në konferencë për shtyp i bëri thirrje qeverisë të përfundojë procedurën e regjistrimit.LSDM-ja, nga ana e saj, vlerësoi se përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të bllokuar këtë proces të rëndësishëm për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit nuk do të kenë sukses.

Sipas LSDM-së, pikërisht për shkak të llogaritjeve politike të VMRO-DPMNE-së, regjistrimi dështoi në vitin 2011 dhe vendi ka qenë pa regjistrim për 19 vjet, dhe tani partia opozitare po bën gjithçka “që vendi të humbasë edhe një vit pa marrë të dhëna të plota, të sakta dhe relevante, të rëndësishme për krijimin e politikave afatgjata”.

“Regjistrimi i popullsisë që do të mbahet këtë pranverë, do të kryhet në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare, në përputhje me të gjitha praktikat e Eurostat dhe të Kombeve të Bashkuara, pas 19 vjetësh Zyra Shtetërore e Statistikave do të kryejë një regjistrim që do të sigurojë të dhëna të sakta dhe të plota mbi popullsinë dhe familjet”, theksuan nga LSDM, përcjell Zhurnal.mk

Regjistrimi është planifikuar të zhvillohet në gjysmën e parë të prillit të këtij viti. Ai duhet të sigurojë të dhëna për popullsinë totale të banorëve, popullsinë totale jorezidente dhe popullsinë totale të regjistruar – një kategori që mbulon dy kategoritë e mëparshme të popullsisë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zaev: Sot jemi shtet i pavarur dhe gjithçka varet nga ne

D V

Maqedonia e Veriut me pesë zjarre aktive serioze dhe disa të vogla

D V

Postat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan Protokoll për bashkëpunim afarist në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

R Zh

Treni godet një emigrant në hekurudhën Gjevgjeli – Shkup

R Zh

Rreziku nga zjarret, avionët në Maqedoninë e Veriut janë jashtë funksioni

R Zh

Prof.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi prodhojnë produktin shëndetësorë -ujin koloidal të argjendit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...