Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO nuk mbështet ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullsisë

Shkup, 24 tetor – Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga koordinimi mes pushtetit dhe opozitës me qëllim përafrimin e qëndrimeve ndaj propozim-Ligjit për mbrojtjen e Popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, palët duket se akoma janë në pozita të kundërta. LSDM akuzon opozitën se gjëja e fundit për të cilën kujdesen është shëndeti i qytetarëve.

“VMRO-DPMNE-ja me ditë të tëra bllokon dhe zvarritë miratimin e masave shumë të rëndësishme për ballafaqim me pandeminë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikon shëndetin e qytetarëve. Tendencat e tyre për obstruksione dhe bllokada ndaj ndryshimeve ligjore dhe Komisionit për Sëmundje Infektive janë të paramenduara dhe për qëllim kanë përfitimet e poenëve politik në llogari të Hristijan Mickoskit”, njoftojnë nga LSDM-ja.

Opozita propozimin e cilëson si mekanizëm për t’i dhënë mundësi inspektoratit të gjobisë më lehtë. Ndonëse e cilësojnë si propozim që nuk ka bazë për ta parandaluar shfrenimin e pandemisë, partia e Mickoskit thotë se nuk do të bëj bllokadë në Kuvend por do të votojnë të “përmbajtur”.

“Ne kërkojmë Komision Special për Sëmundje Ngjitëse. Le të jetë pa kuadro partiak dhe me njerëz kualitativ. T’i jepet hapësirë profesionistëve sepse bëhet fjalë për të mirën e shtetit. Ne si opozitë tentojmë të jemi korrektues i pushtetit por kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve jemi në anën e tyre. Kuptohet se çdoherë kur pushteti ka nevojë për opozitën, ne gjithmonë jemi këtu”, tha Vllado Misajllovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me kërkesën e disahershme për dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, Misajllovski shton se Filipçe duhet të dorëhiqet dhe të lejojë ekspertët të kryejnë punë e tyre. Për momentin nuk ka paralajmërime për hapa më rigoroz të opozitës ndaj ministrit, siç është interpelanca në Kuvend. Nga ana tjetër Filipçe thotë se nuk sheh arsye për dorëheqje pasi sipas tij vendi po përballet në mënyrë shembullore me pandeminë dhe se gjëja e vetme që duhet të bëj opozita është rreshtimi me mekanizmat kundër pandemisë.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...