Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

VMRO nuk u beson reformave në gjyqësor

Shkup, 4 janar, Zhurnal.mk – LSDM dhe Zoran Zaev po përzgjedhin vetëm prokuror dhe gjykatës të dëgjueshëm të cilët do të punojnë që ta mbrojnë krimin dhe korrupsionin, thonë nga VMRO DPMNE-ja opozitare. Anëtari i Komitetit ekzekutiv të partisë opozitare, thotë se sistemin gjyqësor nuk mund ta reformojnë njerëz që asnjëherë nuk kanë punuar si gjykatës.

“Nëse Mariçiq dëshiron të merret me reforma, i propozojmë të merret me këta çështje:

  1. Përse prokuroria nuk është prononcuar për 30 paraqitjet penale për krim zgjedhor gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?
  2. Përse Ruskoska nuk po e pastron rastin me ekspertizën e telefonave në rastin “Zhvatja”?
  3. Deri ku është rasti për Den Donçev?“- u shpreh Stefan Andonovski.

Pasi pushteti në bashkëpunim me Këshillin gjyqësor dhe prokurorinë, promovoi idenë për reforma, konferencat për media të opozitës nuk kanë të ndalur. Vlerësimi i prokurorëve do të bëhet në periudhë gjashtë mujore, e do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm.

E në gjykata, do të vlerësohen dhjetë lëndë, pesë prej të cilave do të përzgjidhen nga sistemi kompjuterik.

Postime të ngjashme

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

R Zh

Musliu: Në Maqedoni nga viti 1990 gjithmonë diçka është tensionuese

T E

Pandemia rriti çmimin e barnave dhe shërbimeve mjekësore

T E

Heshtje në BDI për dorëheqjen e Mexhitit?

R Zh

Remzi Mehmedi: Tetë njësi zgjedhore siç është edhe ndarja e rajoneve zhvillimore

T E

Ulet numri i kurorzimeve për shkak të pandemisë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...