Maqedoni

VMRO paralajmëron protesta për fundjavë

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator – Partia opozitare, VMRO-DPMNE, paralajmëroi protesta për të shtunën kundër ‘padrejtësive, hakmarrjes dhe dhunës politike’.

“Mafia e qeverisë, sa më shumë që zhytet në krim dhe korrupsion, aq më shumë godet ndaj popullit të tij dhe disidentëve politik. Pushteti në mungesë të sukseseve dhe në kushte të humbjeve të përditshme në çdo fushë, gjithnjë e më shumë kthehet ndaj ndjekjes politike dhe frikësimit”, thuhet në njoftimin për protestë të VMRO-DPMNE-së.

Protesta do të fillojë nga Ministria e Drejtësisë në ora 18:30, për të vazhduar në rrugën “Maqedonia”, sheshit, deri te Prokuroria themelore publike.

“Ministri për padrejtësi, në vend që të bëjë reforma, publikisht kërcënon dhe i paragjykon dënime gjithë atyre që nuk mendojnë si Zaevi. Kjo është ajo Zaev-padrejtësi sipas recetës publikisht të paralajmërohen aktvendimet edhe nga ana e Zaevit edhe nga ana e ministrit të Drejtësisë dhe nga ana e prokurorëve dhe gjykatësve. Mafia punon sipas parimit- mafia të padit, mafia të dënon”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

Partia opozitare thekson se gjykatësit dhe prokurorët marrin udhëzime nga Zaevi, pastaj avancohen dhe shpërblehen.

“Atë populli e vëren, prandaj besueshmëria në gjyqësor është e vogël. Populli dhe VMRO-DPMNE-ja do të kundërshtoj padrejtësinë dhe mafinë në krye me Zaev, i cili qeverisë si sultan në Maqedoni”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Në protestën e javës së kaluar kundër “padrejtësive, revanshizmave dhe dhunës politike”, kryetari Hristijan Mickoski, dërgoi katër kërkesa nga partia, për shkak se siç tha “gjyqësori dhe prokuroria janë instrument i mafies dhe janë të ulura në dy gjunjë.

Reagime e protesta nga kjo parti ka pasur edhe ndaj vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë pas rritjes së çmimit të rrymës elektrike.

“Kërkesa e parë është kthimi i çmimit të vjetër të rrymës, që nënkupton rrymë më të lirë për popullin dhe e dyta është profesionalizimi i komisionit, gjegjësisht dorëheqja e kryetarit të Komisionit, Marko Beslimoski dhe anëtarëve që funksionojnë si dorë e zgjatur e Qeverisë”, kishin deklaruar pas protestave kundër çmimit të rrymës elektrike.

Postime të ngjashme

Hulumtim / Një e pesta e pacientëve të sëmurë me COVID-19 mund të preket nga sëmundje psiqike

R ZH

Zjarrfikësit e Shkupit demonstruan profesionalizëm dhe sakrificë

XH,I

Si e shpëtoi Kosova dhe Maqedonia, Shqipërinë nga falimentimi (Tabela)

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...