Maqedoni

VMRO: Për tre vjet janë harxhuar mbi tetë milionë euro për automobila luksozë

Zhurnal Ads

Shkup, 3 tetor – VMRO-DPMNE ka akuzuar sot pushtetin për shpenzime luksoze për blerje të automobilave zyrtar. Derisa qytetarët dhe shteti fundosen në varfëri, funksionarët qeveritar dhe të LSDm-së, jetojnë jetë hedoniste dhe kënaqen në luksin me shpenzime shtetërore dhe me para të qytetarëve, ka akuzuar Dimçe Arsovski.

“Për vetëm 3 vite kanë blerë 392 automjete për institucionet, ndërsa furnizimi komplet ka kushtuar 8.130.000 euro. Mbi 8 milion euro nga buxheti të cilin e mbushin qytetarët dhe kompanitë përmes pagesës së tatimeve dhe të ngjashme, përfundojnë si shpenzim për lukse të funksionarëve të LSDm-së. Aspak nuk janë kursyer paratë e qytetarëve dhe janë blerë vetura më luksoze dhe më të shtrenjta, limuzina dhe xhipa të cilat kushtojnë edhembi 40.000 dhe mbi 50.000 euro. Ka edhe nga ata që arrijnë edhe deri mbi 60.000 euro”.

Ajo që është më simptomatike, sipas Arsovskit, është se mbi 70% e furnizimeve kanë qenë me ofertë vetëm nga një furnizues që sipas tij ngre dyshime se funksionarët të cilët i kanë blerë këto automjete, saktë e kanë ditur se çfarë vetura dëshirojnë të blejnë, saktë i kanë nërë kushtet në tender dhe paraprakisht kanë favorizuar vetura që ju kanë pëlqyer për tu vozitur derisa janë në funksion. Ndërkohë e gjithë kjo thotë ai po bëhet derisa qytetarët dhe nxënësit ballafaqohen me probleme themelore.

“Është e qartë se një pjesë e qytetarëve nuk kanë kushte elementare dhe kompjuter, IT pajisje për mësim onllajn të mbi 40.000 fëmijë në Republikën e maqedonisë, ndërkohë funksionarët e LSDM-së kënaqen duke lëvizur me vetura luksoze me lëkurë, masazher dhe çfarë tjetër jo”.

Nga VMRO-DPMNE thanë se edhe më herët kanë folur publikisht për një numër skandalesh rreth furnizimit me automjete, por akuzuan se prokuroria është në lidhje me LSDM-në dhe Zaevin dhe nuk ka asnjë rast të hapur për dyshime të këtilla.

Postime të ngjashme

Qëllimi i Berlinit dhe Maqedonisë së Veriut është konferenca e parë ndërqeveritare në fundvit

Z H

Takim i kryeministrit Zaev dhe ekipit qeveritar ekonomik me përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave

Z H

Edhe nëse mbërin vaksina, maskat, distanca dhe protokoltet do t’i kemi prezente edhe për 2 vite

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...