Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO protesta para Ministrisë së Shëndetësisë

Shkup, 27 mars – Na thanë ‘Jetë për të gjithë’, ndërsa shteti është një varr i madh për shkak të paaftësive në pushtet, në vend të fitoreve, ne numërojmë të vdekurit. Kështu thanë nga VMRO-DPMNE-ja në protestën e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë nën moton “Shëndeti dhe jo përfitim”. Deputeti Vlladimir Gjorçev, fjalimin e tij e nisi me një minut heshjte  për të gjithë 3 600 të vdekurit nga koronavirusi dhe drejtoi kritika të shumta ndaj pushtetit.

“Sot në Maqedoni derisa po flasim, po përgaditen 33 varre, sot 33 familje më të dashurit e tyre i dërgojnë atyre, për të mos i parë kurrë më, një minut heshtje sepse dhimbja është e madhe dhe sepse të vdekurit janë të shumtë, ndërsa paaftësia është e tmerrshme, nuk është normale të vdesin nga 30 njerëz në ditë, dhe askujt asgjë”.

Nga pushteti e kritikojnë protestën e tyre. LSDM përmes një komunikatë me shkrim drejtuar mediave thonë se VMRO po bënë dyftyrësi të rëndë, nga njëra anë siç thonë aktrojnë shqetësim për shëndetin e në anën tjetër organizojnë protesta.

“Për VMRO-DPMNE-në regjistrimi nuk është i sigurt për shëndetin e qytetarëve, ndërsa protestat e tyre ishin të sigurta. U tregua edhe njëherë se nga fillimi i pandemisë, por edhe sot, VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë në anën e gabuar, në anën e kundërt të intersave të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor”.

Për protestën reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë. Ata thonë se u vjen keq që partia opozitare VMRO DPMNE synon të parandalojë betejën e punonjësve shëndetësorë dhe të parandalojë furnizimin e vaksinave kundër Covid 19. Nëse partia opozitare kujdesej për qytetarët, pacientët, familjet e tyre, mjekët, infermierët, personelin tjetër mjekësor , shtojnë ata VMRO nuk do të protestonte në një vend ku ka numrin më të madh të pacientëve të shtruar në vend.

Postime të ngjashme

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...