Maqedoni

VMRO proteston kundër padrejtësive dhe revanshizmit

Zhurnal Ads

Shkup, 3 tetor – VMRO DPMNE sërish ka vazhduar me protesta para Ministrisë së Drejtësisë, për siç thonë nga kjo parti padrejtësive, revanshizmit dhe dhunës politike.

Protestuesit nga Ministria e Drejtësisë u drejtuan drejt Prokurorisë publike ku Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se kjo  qeveri mafioze po fundoset në kriminalitet dhe korrupsion.

Sipas tij kjo qeveri  publikisht kërcënohet dhe i dënon ata që nuk mendojnë si Kryeministri, Zoran Zaev.Për të gjitha krimet dhe padrejtësitë që bëhen prokuroria hesht, siç hesht edhe për burgosjen e Jankullovskës edhe pse vetura për të cilën ajo është dënuar tani shfrytëzohet nga vetë qeveria.

Në këtë qeveri mbisundon vetëm krimi dhe vjedhja e parave nga buxheti shtetëror.

“Me 4. 6 milionë euro që pushteti ua ka ndarë disa njerëzve ka mundur që të bleheshin 20 mijë kompjuterë për fëmijët tanë që të mund të ndjekin mësimin të arsimohen. Në vend të 2 denarëve që pushteti ndan për vreshtarët, është dashur 20 që ata të kalojnë muajin gjatë kësaj pandemie, do të ndërtoheshin katër shkolla dhe ambulanca, por këto të holla shkuan në duart e prokurorëve special. E ftoj antarësinë të jenë të durueshëm sepse që nga nesër do të merren në pyetje, por do të vjen koha që drejtësia sërish të mbizotërojë” – tha Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Nga VMRO DPMNE paralajmëruar padi penale kundër padrejtësive të qeverisë aktuale dhe kërkuan prokuror publik që do të emërohet nga opozita.

Postime të ngjashme

Zv/kryeministri Dimitrov u takua me ambasadorin e Hungarisë, Duks

XH,I

UT-ja e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit

T E

Matura shtetërore nga 29 maji deri më 14 qershor, lëndë të reja informatika dhe gjeografia

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...