VMRO publikon kandidatë të tjerë për në zgjedhje, mes tyre dhe aktori Toni Mihajllovski

Shkup, 20 gusht – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski në pres konferencën e sotme për media ka publikuar emrat e disa nga kandidatët për kryetarë komune për zgjedhjet lokale, informon Zhurnal.

 

Kandidat për kryetar komune në Kumanovë është zgjedhur aktori Toni Mihajllovski. Për në Butel është përzgjedhur Darko Kostovski. Për në Gjorçe Petrov është përzgjedhur Aleksandar Stojkoski ndërsa në Makedonski Brod – Zharko Ristevski.

Në Sveti Nikollë – Dejan Vlladev, ndërsa Dimço Atanasovski në Makedonska Kamenicë.

Eleonora Rashkovska është kandidate për në Berovë, Zoran Zdravevski për në Çashkë.

Kiro Nackov do të kandidojë në Gradsko, Marijan Milenkovski në Probishtip, Mile Petkov në Vinicë, Aleksandar Kitanski në Pehçevë, Boshko Cvetkovski në Llozovo, Viktor Paunov në Karbinc, Dalibor Angellov në Obleshevë, Kosta Manevski në Zelenikovë, Nikolla Najdovski në Demir Hisar, Mevmed Xhaferi në Mavrovë Rostushë, Kirill Pecakov në Ohër.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/vmromakedonija/videos/346526683816116

Related posts

Osmani nesër në Vatikan në shënimin qendror të jubileut pesë vjet kanonizimi i Nënë Terezës

D V

Maqedoni, letërnjoftimet do të jepen edhe gjatë fundjavës

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More