Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO reagon pas arrestimeve në Vevçan

Zhurnal Ads

Shkup, 13 janar – Nëpërmjet një reagimi VMRO-DPMNE thotë se “Qeveria e Zaev me njësi speciale rrah njerëz të cilët përmes maskave dhe humorit e përqeshin qeverisjen e LSDM”.

“Toleranca ndaj çdo kritike për LSDM-në është zero. Kjo sot që ndodhi në Vevçani është sqarim se si funksionon një regjim totalitar”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se me urdhër të Zaevit sot në mënyrë brutale njësia speciale rrahu, arrestoi dhe malltretoi qytetarë që morrën pjesë në karavalin e Vevçanit.

“Atë që nuk kanë arritur disa gjatë okupimeve dhe në komunizëm, e arriti Zaev, ta ndalojë karavalin me arrestime dhe rrahje. Zaev dhe policia nuk ishin kur në Shtip u festua në hapësira publike dhe në kafene”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, për Zaevin nuk është problem kur mblidhen funksionarë që shkelin masa dhe se qytetarët kur e bëjnë të njëjtën goditen.

“Maqedonasit nuk do ta durojnë dhunën e Zaevit”, thuhet në reagimin e partisë së Mickoskit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kovaçevski: Angazhohemi për mjedis të pastër

T E

Fillon rikonstruimi i rrugës “Brigada Maqedono-Kosovare në Çair

Z H

Bie dënimi prej 14 vitesh burg për Naser Eshtrefin, gjykimi do të nis nga fillimi

E.E.

Nga java e ardhshme Qeveria fillon emërimin e drejtorëve

T E

Departmenti i Shtetit: Maqedonia e Veriut krijon klimë të favorshme të biznesit

Z H

Edi Paloka: Përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha (VIDEO)

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...