VMRO reagon për mos pranimin e dorëheqjeve të Filipçes e Hasanit

Shkup, 7 tetor 2021 – 4 javë iu deshën Zaevit për të menduar si ta shpëtojë Filipçen dhe në fund e akuzoi kabllon për 14 viktimat e djegur.

 

4 javë Zaev ka heshtur. 4 javë kanë ikur nga përgjegjësia. Që në fund të konfirmojmë se dikush nuk është fajtor.

Madje edhe nëse merret si tezë e saktë e Zaevit se kablloja është arsyeja për zjarrin Filipçe dhe Hasani mbajnë përgjegjësi pse kanë përdorur material djegës nga të a.q. PUR panele, e nuk kanë vendosur PIR panele.

Spitali u dogj, u bë shkrumb për 3 minuta dhe kjo nuk është kohë e mjaftueshme ku mund të evakuohet një njer, e ku më 14 njerëz.

Filipçe dhe Hasani mbajnë përgjegjësi edhe pse në spitalin e Tetovës nuk është shfrytëzuar objekti në dy kate në kuadër të spitalit i cili është me ndërtim të fortë dhe është i zbrazët dhe gjithçka që është dashur që të pajisjet me pajisje mjekësore dhe të përgatitet për pacientët, atje as që do të vinte deri në probleme me rrymën, e as që do të digjej objekti si një shkrepës.

Filipçe dhe Hasani janë fajtor sipas të gjitha bazave dhe dorëheqja është më së paku që mund të bëhen.
Gjithashtu presim që PP-ja të mos i ndjekë linjat e tezave të Zaevit dhe të ndërmarrë aktivitete ndaj njerëzve të parë në Ministri.

Nuk guxon 14 njerëz viktima të digjen dhe për këtë askush të mos jetë fakjtor. Përgjegjësi duhet të ketë.

Related posts

Shilegov: Kryqëzimi në Momin Potok do të jetë gati për 18 muaj (Foto)

Z H

Shilegov: Jemi krenarë që gjithmonë kemi qenë ana e vërtetë e historisë

D V

Dramë në “Bit Pazar” mes policëve dhe një personi të armatosur

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More