Shkup, 28 dhjetor – Me këtë regjistrim të popullsisë që e planifikojmë nuk ka kalkulime etnike, thotë kryeministri Zaev. Por, propozimi që ky proces të realizohet me gjurmë gishti kryeministri thotë se nuk mund të realizohet për shkak se zbatohet përmes tre kategorive. Së pari, numri i përgjithshëm i qytetarëve, më pas ata që jetojnë këtu dhe qytetarët që janë shpërngulur në periudhë prej më shumë se një viti.
Në kohën e fundit, opozita dha propozim i cili është i ri, të përdorim fingerprint. Unë nuk e di si do të shfrytëzohet fingerprint për qytetarët që janë shpërngulur më shumë se një viti. Por po bëjmë përpjekje, ministri i drejtësisë menjëherë kontaktoi me donatorët që të shohim a mund të sigurohen donacione.” – deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.
Nga BDI paralajmërojnë se do ta mbështesin ligjin, thonë se bëhet fjalë për ligj shumë të rëndësishëm me të cilin do të zbatohet regjistrimi i popullsisë.
Ndryshimet dhe plotësimet finale janë bërë edhe në aktin e ri, përkatësisht propozim ligji i ri është dorëzuar në Kuvend dhe do të procedohet më tej. Bëhet fjalë për proces të rëndësishëm, kështu që me kujdes dhe seriozitet do ta ndjekim debatin rreth këtij propozimi.” – deklaroi Ademi.
Nga opozitarja DPMNE thonë se nuk pajtohen me tekstin e propozuar dhe paralajmërojnë rreth 30 amendamente të cilat, siç thonë, kanë të bëjnë me ndryshime thelbësore të Ligjit. Refuzimi i propozimit të tyre që regjistrimi të zbatohet me fingerprint është joserioz, për shkak se, siç thonë, zgjedhjet e ardhshme planifikohen të realizohen pikërisht me këtë metodë.
“Shfrytëzimi i gjurmëve të gishtit apo të ashtuquajtura fingerprint është planifikuar për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nëse KSHZ i ka blerë apo planifikon të blejë këto aparate, mund të jepen në shfrytëzim për nevojat e regjistrimit të popullsisë dhe më pas të njëjtat të kthehen për ciklin e ardhshëm zgjedhor.” – u shpreh Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
Por me këtë propozim nuk pajtohet as Aleanca për Shqiptarët.
Regjistrimi i popullsisë planifikohet të realizohet në prill të vitit të ardhshëm. Operacioni i fundit statistikor është zbatuar në vitin 2002, përkatësisht që 18 vite Maqedonia nuk ka bërë regjistrim të popullsisë.