Agjencia Zhurnal.mk

VMRO shqyrton ligjin e ri për PP, partitë i intensifikojnë përpjekjet

Shkup, 17 janar – LSDM-ja shpreson se VMRO-DPMNE-ja do të japë dritë jeshile për Ligjin për Prokurorinë Publike. Deputetja Snezhana Kaleska-Vançeva, tha se nuk ka dallime thelbësore mes propozimit paraprak dhe atij të tanishëm, por nuk deshi të zbulojë më shumë detaje, me qëllim siç tha, ta mos prishë procesin e bisedimeve.

“Është përpiluar një propozim i ri dhe i është dorëzuar partisë së më madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, që ta shqyrtojnë dhe të japim mendim, në kontekst të asaj që nënkupton zhbllokim të procesit të sjelljes së Ligjit për Prokurori Publike. Sinqerisht, shpresoj se zgjidhja e re ligjore do të jetë e pranueshme”, deklaroi Snezhana Kaleska nga LSDM.

Nga VMRO-DPMNE-ja konfirmojnë se gjatë ditë së djeshme e kanë marrë propozimin e ri për Ligjin për Prokurorinë Publike. Antonijo Milloshoski, tha se ky propozim-ligj i katërt është krejtësisht i ndryshëm nga tre propozimet e mëparshme dhe se ekipi juridik i partisë ditëve në vijim do ta shqyrtojë tekstin, pas çka do të caktohet takim i ri i grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës.

“Ajo që kisha mundësi të vërej shkurtimisht në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare është se përsëri lihet përpjekje ligjore për ekipin e PPS-së, për të cilin ka shumë polemika që në njëfarë mënyre të punësohen në ekipin e prokurores Vilma Ruskoska, e cila tani është zëvendësim për Katica Janevën”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPME.

Këshilltari juridik i VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinovski, tha se për momentin janë duke e shqyrtuar zgjidhjen e re dhe se brenda javës së ardhshme do të dalin me mendim.

“Koha është e shkurtër. Komisioni ekspertësh i VMRO-DPMNE-së e shqyrton zgjidhjen e propozuar ligjor, jemi duke punuar mbi këtë çështje. Me informata konkrete do të dalim pasi ta shqyrtojmë tërësisht propozimin”, deklaroi avokati Toni Menkinovski.

Ligji për Prokurorinë Publike, i cili pas negociatave të dështuara mes pushtetit dhe opozitës ishte “ngrirë”, sërish u bë aktual pasi eurokomisari Oliver Varheji në vizitën e tij të parë zyrtare në vend, tha se ky ligj është kyç për start të bisedimeve dhe se duhet të sillet nga përbërja aktuale e Kuvendit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...