Agjencia Zhurnal.mk
Bota

VOA/Erdogan: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë Izraelit “një mësim të fortë”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha presidentit rus Vladimir Putin se komuniteti ndërkombëtar duhet “t’i japë Izraelit një mësim të fortë dhe frenues” për sjelljen e tij ndaj palestinezëve.

Sipas Zyrës së Komunikimeve të presidencës turke, dy udhëheqësit biseduan me telefon të mërkurën në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit të shkaktuar nga tensionet mbi Jeruzalemin.

Sipas njoftimit, zoti Erdogan theksoi nevojën që “bashkësia ndërkombëtare t’i japë Izraelit një mësim të fortë dhe frenues” dhe bëri presion që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të ndërhyjë me shpejtësi me “mesazhe të vendosura dhe të qarta” ndaj Izraelit. Në deklaratë thuhet se presidenti turk i sugjeroi homologut rus, se duhet të shqyrtohet mundësia e një force ndërkombëtare për të mbrojtur palestinezët.

Mbrëmë, mijëra vetë në Stamboll sfiduan një masë ndalim qarkullimi për koronavirusin në të gjithë vendin dhe dolën për të demonstruar kundër sulmeve të Izraelit.

Postime të ngjashme

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Dafina Vidishiqi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Dafina Vidishiqi

Szijjarto: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Dafina Vidishiqi

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...