Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vodhi 200 mijë dollarë dhe kërceu nga aeroplani, ja kush është personi që mashtroi FBI-në

Më 24 nëntor të vitit 1971, burri i quajtur D.B. Cooper nën kërcënimin e bombës kishte rrëmbyer një aeroplan me të cilin udhëtoi nga Portland drejt Seattle.

E pasi që në Seattle kishte liruar pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, kishte urdhëruar pilotët të nisen për në Meksikë, e më pas kishte kërcyer me parashutë nga dera e pasme e aeroplanit me 200 mijë dollarë me vete duke rënë në një terren malor në Washington.

Kurrë më nuk është parë dhe edhe sot konsiderohet si një nga rastet më të mistershme në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ishte vetëm një ditë para festës së “Ditës së Falënderimeve”, ku qytetarët amerikanë vraponin që të grumbullohen me familjarët për ta shijuar darkën.

Njëri nga pasagjerët që kishte blerë biletën në minutën e fundit, ka qenë një burrë që është paraqitur si Dan Cooper, kurse udhëtoi nga Portland drejt Seattle.

Megjithatë pasi ishin ngjitur në ajër me fluturake, Cooper ia kishte dorëzuar një letër me një mesazh stjuardesës së re Florence Schafner. Duke menduar se ai ishte thjesht një burrë i vetmuar që i kërkonte numrin e telefonit, e kishte injoruar – por Cooper e kishte këshilluar që ta shikoj sërish letrën.

“Kam bombë”, shkruante. Cooper, kurse Florencen e urdhëroi që të ulet para tij dhe ngadalë të hapë çantën për t’u bindur se brenda ka vërtetë një bombë.

Ai kishte kërkesa që aeroplanit të zbret në Seattle ku do ta mbushte fluturaken me karburant t’i ketë katër parashuta si dhe 200 mijë dollarë.

E një dokumentar i ri mundohet të zbulojë se kush mund të jetë i mistershmi Cooper. Dwayne Webber, një kriminel që kishte pranuar se ka kryer një plaçkitje pak momente para vdekjes, Barbara Dayton, pilote, ndryshe personi i parë që në Washington që ka ndërruar gjininë apo Lin Doyle Cooper, veteran i luftës i cili në Ditën e Falënderimeve më 1971 u shfaq në shtëpinë e tij me lëndime të pashpjegueshme në trup dhe me një shumë të majme për të cilën gjithashtu nuk kishte ndonjë shpjegim.

Postime të ngjashme

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

Wang Yi: Kina koherente ne politikat e saj

R Zh

Rohani: Irani është i gatshëm të marrë masa pasi të hiqen sanksionet e SHBA-së

T E

‘Të gatshëm për të vdekur’: Protestuesit e Mianmarit mblidhen pas sulmeve brenda natës

T E

Izraeli rihap pjesën më të madhe të ekonomisë, përfshirë baret dhe restorantet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...