Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

‘Vodhi’ rërë në një plazh italian, burri nga Franca gjobitet me 1,000 euro

Një turist francez u gjobit me 1,000 euro në Itali, pasi u përpoq të largohej nga Sardenja me më shumë se 1.8 kilogram rërë në bagazhet e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rëra e bardhë idilike e ishullit italian është e mbrojtur me ligj ndërsa turistët mund të përballen me gjoba dhe madje me burg për ‘vjedhjen’ e saj nga plazhet lokale.

Burri i cili nuk u identifikua me emër, u kap në Aeroportin e Cagliari Elmas, më 1 shtator pasi vodhi 1.8 kilogram rërë të cilën e kishte vendosur në një shishe.

“Shishja u konfiskua dhe gjendet aktualisht në sallën tonë”, u shpreh një zëdhënës për CNN.

Ndërkohë, në vitin 2017 u prezantua një ligj rajonal i cili e bëri të paligjshme heqjen e rërës nga plazhet e Sardenjës në Itali.

Postime të ngjashme

Një grup i mjekëve në Indi po i bëjnë njerëzit të qeshin me vallëzimin vetëdijesues

S.B.

Meksikani “paketon” të gjitha gjërat e shtëpisë, përfshirë kolltukët dhe dollapët mbi kamionçinë

S.B.

Një piton i madh u mbështoll nën një veturë në Australi, nevojitej një orë për ta larguar nga aty

S.B.

Vajza mori një test të ADN-së nga i dashuri i saj – të dy u shokuan nga ajo që zbuluan

S.B.

Kjo çantë në formë aeroplani e Louis Vuitton kushton ‘më shumë sesa disa aeroplanë të vërtetë’

S.B.

Një Tesla me shpejtësi rreth 160 km/orë godet disa makina të parkuara, pastaj përplaset në një shtëpi në Florida

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...