Volejbolli i rërës, gjysmëfinalistët e parë

nga Xh M

Volejbolli i rërës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, kjo për djem, ka përcaktuar gjysmëfinalistët e parë. Kështu gjermanët Ehlers dhe Vikler, por në mënyrë surprizë dhe suedezët Ahman e Hellvig vijojnë më tej. Dy nga katër ndeshjet e raundit çerekfinal të volejbollit të rërës në Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Dueli mes gjermanëve Ehlers/Vikler dhe holandezëve Boermans/De Grut ka qenë i luftuar deri në fundin e setit të parë. Sepse për të përcaktuar fituesit janë kërkuar pikët shtesë, pas së cilës gjermanët kanë fituar 22-20. Në setin e dytë nuk ka më histori e në fund, pas rreth 40 minutash lojë, 2-0 për Ehlers dhe Vikler. Mendohej që të ishte teorikisht dhe praktikisht sfida e brazilianëve Evandro dhe Artur.

Por nuk ka ndodhur kështu. Hellvig dhe Ahman kanë befasuar të gjithë, sepse kanë patur të gjithë treguesit e plotë për të qenë fitues. Shërbim, bllok e sulm dhe pa vënë asgjë në diskutim për një kohë të shkurtër kanë mbyllur sfidën 2-0.

E mërkura është për çerekfinalet e femrave e më pas gradualisht për të shkuar tek dita e finaleve, ndërsa norvegjezët Sorum dhe Mol e amerikanet Klineman e Roz janë për të mbrojtur medaljet e tyre të arta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More