Volkswagen Atlas Cross Sport GT me mbi 300 kuaj/fuqi

Volkswagen ka prezantuar një version ekstrem të modelit të tij SUV për tregun amerikan.

 

VW Atlas Cross Sport debutoi në vitin 2019 si një version sportiv i këtij SUV të rezervuar për klientët në Amerikë.

Dy vjet më vonë, u prezantua versioni GT me një motor të fuqishëm me 4 cilindra me benzinë.

Është një 2.0 TSI me 304 kuaj fuqi (224 kW). Kujtojmë, deri më tani më i fuqishmi Atlas Cross Sport kishte një VR6 3.6 litërsh me 280 kuaj fuqi (206 kW).

Motori është i bashkuar me një transmetim me 7 shpejtësi DSG, dhe fuqia dërgohet në të katër rrotat përmes sistemit 4Motion.

Volkswagen nuk dha më shumë detaje dhe prodhuesi gjerman pritet t’ua ofrojë këtë veturë klientëve në Shtetet e Bashkuara.

Related posts

Probleme të reja – Audi shkurton orarin e punës në fabrikat e Gjermanisë

Redaksia

Kështu mund të duket Opel Astra GSi

D V

Michelin testoi gomat “pa ajër”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com