Volkswagen ID. Life do të jetë i gatshëm në vitin 2025, vetura elektrike do të kushtojë vetëm 20.000 euro

Volkswagen në panairin e veturave në Mynih ka prezantuar konceptin ID. Life që planifikohet të jetë edhe prodhim serik – si një veturë elektrike.

 

Prodhuesi gjerman është fokusuar në prodhimin masiv të veturave elektrike – duke filluar me hetchbackun ID.3 që ka ambicie ta zëvendësojë Golfin me motorin SUS, kurse tani ka paralajmëruar modelin që në auto sallone do të shitet nga viti 2025, transmeton Telegrafi.

Koncepti ID.Life paralajmëron atë modelin e ri që në gamën e VW do të zë pozicion nën ID.3. Për dallim nga ID.3 që bën tërheqje me rrotat e pasme, koncepti Life është konstruktuar si veturë elektrike me tërheqje me rrotat e para.

Ai është vendosur në MEB platformën e njëjtë mekanike, që është modifikuar për t’ju përshtatur kushteve të vozitjes nëpër qytet. Elektromotori prodhon 234 kuaj-fuqi (172 kW) e shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për vetëm 6,9 sekonda – derisa shpejtësia maksimale është 180 km/h.

VW ID. Life merr energjinë e nevojshme elektrike nga bateria me kapacitet prej 57 kWh, derisa me vetëm një mbushje mund të përshkohen rreth 400 kilometra, që janë mëse të mjaftueshme duke marrë parasysh që është një veturë për vozitje nëpër qytet.

E nëse mbushet me mbushës të shpejtë DC, nevojiten vetëm 10 minuta që të ketë energji të mjaftueshme për 163 kilometra e ardhshme. Në Volkswagen thonë se ID. Life është ideuar si një veturë urbane me karakteristika të një crossoveri.

Versioni serik është paralajmëruar për vitin 2025, kurse është përmendur edhe çmimi fillestar prej 20.000 eurove, derisa ata më të avancuar do të kushtojnë 25.000 euro. /Telegrafi/

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnëElemino aknet e kurrizit/ shpinës në mënyrë natyrale.SKIN HAIR HEALTHLoggers Cut An Old Tree and Found This Surprising Thing InsideSizzlfyGetting an Online Psychology Degree from Florida Might be very Easy Online Psychology Degree Florida | Search Ads

Related posts

Volkswagen po ndërpret prodhimin e produktit të tyre më të popullarizuar

D V

Kryevepra e re e Ferrarit debuton në nëntor

D V

Francezi projektoi një tren luksoz “qelqi”, do të kushtojë 350 milionë dollarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More