Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Volkswageni paralajmëron dy modele të reja elektrike

Në panairin e veturave në Shanghai, që është mbajtur në prill 2019, Volkswageni pati prezantuar një tjetër anëtar të familjes elektrike I.D., konceptin I.D. Roomzz.

Tani njoftohet se ky koncept do të bëhet në version serik dhe do të mbajë emrin ID.6, si dhe se fillimisht do të shitet vetëm në tregun kinez.

ID.6 serik premierën pritet ta mbajë gjatë këtij muaji në panairin e veturave në Shanghai, transmeton KOHA. Po ashtu, në këtë panair do të prezantohet edhe versioni ID.6 Crozz.

Fjala është për një Crossover i cili do të vijë me platformën MEB të Volkswagenit për vetura elektrike, si dhe me dizajn modern e enterier me tri rende të ulëseve.

Sa i përket motorit, aktualisht përmendet vetëm versioni me një motor elektrik i cili është me kapacitet prej 150 kW/240 kuajfuqi me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme. Më vonë thuhet se do të jetë në dispozicion edhe versioni me dy motorë elektrikë, i cili është me kapacitet prej 225 kW/306 kuajfuqi dhe vjen me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat. Më herët është thënë se kjo veturë elektrike do të vijë me baterinë litium-jon me kapacitet prej 82 kWh.

Volkswagen ID.6 është i gjatë 4.8 metra, i gjerë 1.8 metra, i lartë 1.7 metra, ndërsa boshtin e rrotave e ka të gjatë 2.9 metra. Po ashtu, ID.6 peshon 2,280 kilogramë.

Ndërsa Volkswagen ID.6 Crozz, për dallim nga ID.6, vjen me disa elemente shtesë për siguri, dritat e përparme dhe mbrojtësin e përparmë më ndryshe, si dhe rrotat e reja nga alumini.

Gjithashtu, ID.6 Crozz është i gjatë 4.9 metra si dhe boshtin e ka me të njëjtën gjatësi sikurse ID.6.

Postime të ngjashme

Porsche 964 Carrera RS E e vitit 1991 po kërkon një pronar të ri

S.B.

Alfa Romeo Giulia GTA del në shitje

S.B.

Kështu duket Mercedes-Maybach S680

S.B.

TechArt akordon Porsche Panamera: Veturë më e shpejtë dhe me më shumë energji

S.B.

Volkswageni përditëson Tiguan Allspacein

S.B.

Mercedes legjendar që ka udhëtuar 1.25 milion kilometra tani është në shitje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...