Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Volkswageni paralajmëron modelin e ri me të cilin do të vendosë standarde të reja

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Volkswagen, ka publikuar një skicë me të cilën paralajmëron projektin e ri të quajtur “Trinity”. Sipas këtij prodhuesi, “Trinity” do të jetë modeli i ardhshëm më i madh elektrik i cili do të vendos standarde të reja në lidhje me gamën, shpejtësinë e mbushjes së baterive si dhe me softuer.

Bazuar në skicën, duket se “Trinity” do të vijë në formë “Fastback”, ngjashëm me konceptin I.D. Vizzion që është prezantuar para disa vjetësh.

“Volkswagen Trinity Project” pritet të prodhohet gjatë vitit 2026 në fabrikën Wolfsburg, në Gjermani, me sistemin e ri autonom të vozitjes në nivelin dy (jo me këto që tashmë janë në treg). Po ashtu, teknikisht, do të jetë i gatshëm edhe për nivelin katër i cili do të aktivizohet më vonë, shkruan autoexpress.

“Trinity Project” do të jetë në krye të gamës së veturave tërësisht elektrike në Volkswagen, si dhe do të vijë me arkitekturën e re dhe se do të përdorë sistemin më të ri elektrik të tërheqjes, teknologjinë më të re të baterive si dhe softuer më modern. Njëri nga prioritetet është se modeli i ri do të ofrojë autonominë goxha të gjatë me vetëm një mbushje të baterisë.

Postime të ngjashme

Ferrari në vitin 2025 do ta lansojë veturën e parë tërësisht elektrike

S.B.

Prezantohet edhe zyrtarisht Mercedes EQS – luks i jashtëzakonshëm dhe brendësi e digjitalizuar

S.B.

Huawei po investon një miliard dollarë në biznesin e veturave, pretendon se është më i mirë se Tesla

S.B.

Audi i bën konkurrencë Maybach-ut

S.B.

Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

S.B.

Gjysmë shekulli nga klasiku i Mercedesit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...