Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Volvo e ka ulur në mënyrë drastike shpejtësinë maksimale të veturave të reja

Shpejtësi të ulët, si dhe mundësi që prindi t’ia ulë sërish shpejtësisë, që të mos i lejojë fëmijët që janë shofer të rinj, të vozisin më shpejtë

Blerësit e makinave të reja, ndër gjërat e para që duan të bëjnë, është që të gjejnë mundësinë në një autostradë të hapur dhe të vozisin me shpejtësinë më të lartë të mundshme, transmeton Telegrafi.

Por, ata që e blejnë një Volvo të re, nuk kanë mundësi të vozisin mbi 180 kilometra në orë, pasi ky maksimumi të cilin prodhuesi suedez e lejon në makinat e reja, që do të dalin nga prodhimi.

Vendimi për uljen drastike të shpejtësisë maksimale, është ndërmarrë nga Volvo, pasi ka si shënjestër që të mos shënohet asnjë fatalitet me makinat e veta.

“Ne besojmë se një prodhues i makinave, e ka përgjegjësi që të mbrojë edhe sigurinë e trafikut në rrugë. Ndalimi i shpejtësisë maksimale, do t’i bëjë njerëzit të reflektojnë dhe të binden se shpejtësia është e rrezikshme”, ka thënë përgjegjësi për sigurinë e veturave në Volvo, Malin Ekholm.

Si pjesë e rritjes së sigurisë, është edhe mundësia Care Cey, nëpërmjet të së cilës, mund të ulet sërish shpejtësia.

Kjo pritet të hyjë më shumë në përdorim te prindërit, që nuk duan që fëmijët e tyre ta vozisin me shpejtësinë maksimale, apo te pronarët që i japin veturat e tyre në shfrytëzim dhe frikësohet se do të teprohet me shpejtësi të lartë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...