Volvo pritet të zhvendosë prodhimin nga Kina në Belgjikë

nga D V

Volvo Cars ka filluar të lëvizë prodhimin e makinave të saj elektrike nga Kina në Ghent të Belgjikës.

Kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur BE-ja po heton rregullat e reja të importit të makinave elektrike nga Kina, shkruajnë mediat e huaja.

Tani për tani është prodhimi EX30, por pritet që modelet për tregun e Britanisë së Madhe të zhvendosen në Belgjikë, gjithashtu.

Menaxheri global i PR për Volvo ka deklaruar se është shumë herët për të spekuluar për “pasojat”.

Volvo Cars, është në pronësi të Geely, dhe vlerësohet të jetë një nga prodhuesit perëndimorë të automjeteve, që do të goditet më rëndë nga rritja e tarifave kineze.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More