Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

nga Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra ka reaguar ndaj një postimi që ka bërë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Von Cramon në një postim në “X” kishte reaguar rreth një fotografie ku shihej ambasadori i BE-së në Gjeorgji, Pavel Gerchinsky në një përurim së bashku me njerëzit që thuhet se miratojnë ligjet ruse, sulmojnë demonstruesit e rrahin liderët e opozitës dhe kërcënojnë aktivistët.

Viola von Cramon tha se ky sesion fotografik “i jep qeverisë gjeorgjiane përshtypjen se ne po vazhdojmë marrëdhëniet e biznesit me ta si zakonisht”.  Ajo gjithashtu bëri pyetje se: “Pse BE përsërit gabimet e saj dhe forcon autokratët? Për çfarë janë këto foto?

E lidhur me këtë reagim të Von Cramon, zëvendësministri Dobra ka pyetur eurodeputeten gjermane se sa ndryshon kjo nga ajo që BE-ja po bënë me Serbinë dhe Vuçiqin?

Ai ka thënë se Serbia me paratë e marra nga Bashkimi Evropian po do të vendos influencën e Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

“Ai po përdor paratë tuaja për të shtypur shqiptarët në Preshevë, të godasë opozitën, të ndërtojë infrastrukturën në bashkëpunim me Kinën, të marrë trajnim nga Kina për procesin e anëtarësimit në BE, të blej pajisje ushtarake nga Rusia dhe Irani dhe të vendos influencën e Rusisë dhe Kinës në Ballkan”, ka shkruar Dobra në “X”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More