Agjencia Zhurnal.mk

Von Cramon: Që Samiti i Parisit të ketë sukses Kosovës duhet t’i hiqen vizat

Deputeti zviceran dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Cedri Wermuth, ka mbajtur një diskutim virtual së bashku me ish-kryeministrin Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin dhe eurodeputeten Viola von Cramon lidhur me gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen e vendit.

Një nga temat që u diskutua ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilën bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të ndodhë sa më parë, shkruan EO-ja.

Kryetarja e Kuvendit tha se është hipokrizi që Bashkimi Evropian të mos japë dritën e gjelbër për Kosovën kur dihet se kushtet për liberalizim të vizave janë plotësuar.

“Është hipokrizi që Bashkimi Evropian të mos përmbushë pjesën e saj për liberalizmin të vizave, sidomos pas rekomandimit të Komisioni Evropian për përmbushjen e kushteve për Kosovën”, tha Osmani.

Ndërkaq, raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, tha se pajtohet që reputacioni i BE-së karshi Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është dëmtuar.

Von Cramon shtoi se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dëshirë që Samiti i Parisit të jetë i suksesshëm dhe për të ofruar diçka pas këtij samiti duhet të jetë pikërisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Presidenti i Francës ka interes që Samiti i Parisit, i cili është parashikuar të mbahet në korrik, të jetë i suksesshëm, një sukses i samitit do të thotë të ofrohet diçka. Unë shpresoj që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kupton nëse dëshiron që të ketë sukses nga Samiti i Paris, parakusht i kësaj duhet të jetë heqja e vizave për Kosovën. Gjithçka varet nga liberalizimi, ekonomia, gjenerata e re e njerëzve në Kosovë. Është jo e drejtë që shtetet anëtare të bllokojnë liberalizimin e vizave dhe heqja e regjimit të vizave duhet të ndodhë sa më parë”, është shprehur ajo.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...