Kosovë

Von Cramon: Sikur të varej nga Parlamenti Evropian, Kosova do të kishte liberalizimin e vizave

Zhurnal Ads

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është përgjigjur një postimi në Twitter të bërë nga faqja “Kosdata”, ku thuhet se vetëm kosovarët nuk janë të lirë të lëvizin pa viza në Evropë.

Cramon ka thënë se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit.

Por, sipas saj, është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin.
“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet e tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, ka shkruar Cramon, në Twitter.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Von Cramon, vazhdimisht ka qenë e zëshme për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin ashtu si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Postime të ngjashme

Lista Serbe mbështet deklaratën e Vuçiqit, reagimet nga Kosova i quan skizofrenike

S.B.

Kosovë/ 2 mijë e 606 raste aktive me COVID-19

admin

Zemaj e njofton Osmanin për masat antiCOVID, duke paralajmëruar kategorizimin e komunave sipas numrit të banorëve të infektuar

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...