Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Von Cramon thotë se hijet e nacionalizmit vazhdojnë të pengojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se hijet e nacionalizimit vazhdojnë të pengojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka treguar se Parlamenti Evropian dhe Bundestagu i ka dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshin pajtimin dhe përparimin e vërtetë.

“Sot Këshilli i Çështjeve të Jashtme i BE-së diskuton për Ballkanin Perëndimor. Hijet e nacionalizimit ende po pengojnë bashkëpunimin, nuk mund të ecim para pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Ne i kemi dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel nga Parlamenti Evropian dhe Bundestagu për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshijë pajtimin dhe synim të ketë përparimin e vërtetë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Ajo në Tëitter ka publikuar letrën e dërguar Merkelit, në të cilën thuhet se “përparimi i vërtetë” kërkon përkushtim më të fortë ndaj vlerave të unitetit të vërtetë evropian, të bazuar në të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Sundimin e ligjit, përfshirë të vërtetën dhe drejtësinë, dhënien fund të fjalëve të urrejtjes. Thuhet se pa një përkushtim të qartë e të madh, nuk mund të arrihet pajtimi.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...