Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Von der Leyen: AstraZeneca do të japë 9 milionë doza të tjera vaksinash

AstraZeneca do të dorëzojë nëntë milion doza të tjera të vaksinës COVID-19 në Bashkimin Evropian në tremujorin e parë të këtij viti, duke bërë një total prej 40 milion dhe do të fillojë dorëzimet një javë më herët sesa pritej, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Kompania anglo-suedeze njoftoi papritur në fillim të këtij muaji se do të ndërpresë furnizimet në BE të kandidatit të saj të vaksinës në tremujorin e parë, duke shkaktuar një grindje rreth furnizimeve.

“AstraZeneca do të japë 9 milion doza shtesë në tremujorin e parë (40 milion në total) krahasuar me ofertën e javës së kaluar dhe do të fillojë dorëzimet një javë më herët sesa ishte planifikuar”, shkroi Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian në Twitter.

Kompania do të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues në Evropë, shtoi ajo./ albinfo.ch

Postime të ngjashme

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

D V

Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus

D V

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Iranit do t’i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

D V

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...