Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i takon BE-së, dhe ne i duam ata në familjen tonë evropiane

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen po merr pjesë në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni.

Para mediave, Von der Leyen ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ajo ka thënë se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj.

Kryetarja e Komisionit Evropian tutje ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta.

“Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”, u shpreh Von der Leyen. 

Related posts

Kosova regjistron një viktimë dhe 17 raste të reja me koronavirus

D V

I vjedhet çanta e krahut një personi në Kosovoë duke qëndruar në një lokal

N E

Lajcak: Dialogu duhet t’i sjellë njohje të plotë ndërkombëtare Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More