Von der Leyen: Nëse çështja e Pegasus është e vërtetë, kjo është plotësisht e papranueshme

“Nëse çështja e Pegasus është e vërtetë, kjo është plotësisht e papranueshme,” tha Ursula von der Layen, presidentja e Komisionit Europian, duke iu referuar 17 raporteve të mediave ndërkombëtare në lidhje me keqpërdorimin e programit kompjuterik Pegasus nga regjimet autoritare.

 

Në një deklaratë nga Praga, presidentja e Komisionit Europian tha se kjo do të ishte kundër çdo rregulli në fuqi në Bashkimin Europian.

Sipas një hetimi mediatik në një rrjedhje masive të të dhënave, gazetarë, aktivistë, politikanë dhe avokatë në të gjithë botën janë shënjestruar nga regjimet autoritare dhe qeveritë përmes përdorimit të spyware të shitur nga një kompani izraelite.Hetimi – i cili u botua në 17 media, përfshirë gazetat Le Monde, The Guardian dhe The Washington Post – flet për keqpërdorim të gjerë dhe të vazhdueshëm të Pegasus.

Pegasus i instaluar në një smartphone, lejon përgjimin e mesazheve, fotove, kontakteve, si dhe telefonatave. I krijuar në 2011 në Izrael Programi kompjuterik i quajtur Pegasus, është krijuar për të lejuar qeveritë që të ndjekin terroristë dhe kriminelë.

Related posts

Tornado e fuqishme shkatërroi një ishull në Itali, të paktën dy të vdekur

D V

Tensionet BE-Turqi, Erdogan thotë se kërkimet për naftë do të vazhdojnë

D V

Mali i Zi shpërblen pensionistët që vaksinohen kundër coronavirusit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com