Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vota në kurriz të fëmijëve

Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat e tyre, nuk e meritojnë të votohen, kështu thotë Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, aktivistja Flutura Kusari thotë se me përdorimin e fëmijëve në spote të ndryshme promovuese, partitë politike janë duke bërë veprime të paligjshme.

“Edhe këtë vit jemi duke i parë politikanët e politikanet, të cilët janë duke i keqpërdorur fëmijët për fushata zgjedhore. Këta po shpresojnë që duke i bërë disa fotografi me fëmijë, ato fotografi do të mund t’iu sjellin vota. Mirëpo, një gjë e tillë është keqpërdorim”, thotë Kusari.

Në mesin e atyre që kanë postuar fotografi nga vizita nëpër çerdhe dhe kopshte të ndryshme të fëmijëve, është edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takim me fëmijë ka pasur edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që njëherësh është edhe kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Fëmijë janë parë edhe në takimet në qytete të ndryshme të Kosovës, të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fëmijë e të mitur, kishte edhe në tubimet e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat po mbahen kryesisht në ambiente të brendshme.

Postime të ngjashme

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

D V

Zjarret në Kosovë, aktive kanë mbetur 10 vatra

D V

Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot

D V

Bëhen gjashtë vjet nga themelimi i Gjykatës Speciale

D V

582 raste aktive me coronavirus në Kosovë, qytetarëve u bëhet apel të vaksinohen

D V

Kjo është gjendja e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...