Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

nga D V

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.

Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përditësuar më 26 shkurt në ora 23:48, tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 81.89 për qind të votave.

Më i votuari është kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ku deri tani ka marrë 2 mijë e 886 vota.

Pas tij, radhitet kandidati për deputet Glauk Konjufca me 2 mijë e 510 vota. Kandidati tjetër më i votuar është edhe Hekuran Murati me 1 mijë e 544 vota.

Gjithashtu, kandidati Xhelal Sveçla bëhet e ditur se ka marrë 1 mijë e 503 vota, kandidatja e pestë më e votuar në listën e LVV-së është edhe Abulena Haxhiu, me 1 mijë 489 vota deri tani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga votimi që është bërë në përfaqësi diplomatike, deri tani LVV radhitet e para me 81.89%. E dyta, LDK me 7.21% dhe e treta PDK me 5.75%.

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More