Agjencia Zhurnal.mk.

Votim, të drejta zgjedhore, ankesa

Shkup, 16 tetor – Votimi në zgjedhjet lokale në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit nesër do të fillojë në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.

Të drejtë vote ka çdo person që është i regjistruar në certifikatën e listës zgjedhore dhe posedon dokument të vlefshëm për identifikim personal – letërnjoftim ose pasaportë.

Votuesit votojnë një nga një, këshilli zgjedhor do ta kontrollojë identitetin personal të votuesit, identiteti personal dëshmohet me dokument të vlefshëm personal dhe me gjurmë të gishtërinjve. Si dokument i vlefshëm konsiderohet: letërnjoftimi i vlefshëm ose pasaporta dhe letërnjoftim i vlefshëm afati i së cilës ka skaduar në periudhën e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre.

Votuesi nuk do të mundet të votojë nëse nuk ka një nga këto dokumente të vlefshme personale ose nëse gjurmët e gishtit nuk korrespondojnë me gjurmët e gishtërinjve në lisën elektronike zgjedhore, edhe pse është në Listën Zgjedhore.

Këshilli zgjedhor kontrollon nëse votuesi edhe më parë ka votuar. Konfirmimi i identitetit dhe kontrollimi se votuesi nuk ka votuar më parë bëhet në atë mënyrë që votuesit do t’i merret gjurma e gishtit tregues nga dora e djathtë. Nëse votuesi nuk ka gisht tregues në dorën e djathtë, merret gjurmë nga gishti tregues nga dora e majtë. Nëse votuesit i mungojnë këto dy gishta, merret gjurma e gishtit tjetër. Në ekranin e monitorit do të paraqitet fotografi e votuesit dhe numri rendor në listën e votuesve, pas çka votuesi do të nënshkruajë në listën zgjedhore.

Pas përfundimit të kësaj procedure, votuesit do t’i jepen fletët e votimit, një për zgjedhje të kryetarit/kryetares së komunës dhe një fletë votimi për zgjedhje të këshilltarëve dhe këshilltareve në Këshillin e komunës, me çka në fletët e votimit iu vendoset vulë nga vendi i votimit në vendin e paraparë për vendosje të vulës.

Votohet në mënyrë të pavarur pas paravanit votues duke rrethuar numrin rendor para vetëm një kandidati me stilografin që është vendosur në paravan.

Me rrethimin e më shumë kandidatëve, vendosjen e më shumë simboleve, shkrimin anash, ose shënimin në letër me stilograf në çfarëdo ngjyre që nuk është e kaltër, fleta e votimit bëhet e pavlefshme.

Pasi të votojë, votuesi e palos secilën fletë të votimit veçmas dhe e vendos në kutinë adekuate të votimit.

Merret dokumenti për identifikim personal dhe dilet nga vendi i votimit.

Me përjashtim, nëse pajisjet teknike nuk korrespondojnë në shenjat e gishtërinjve, ndërsa Këshilli Zgjedhor mund të verifikojë identitetin e votuesit përmes letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme dhe përcakton se nuk ka votuar më parë përmes nënshkrimeve në listën e votuesve, atëherë votuesi do të të futet në pajisjet teknike duke e kërkuar përmes numrit të tij amë (EMBG) dhe do t’i merret  gjurmë gishtash me që llim për të mbrojtur të drejtën e votës.

Përcaktimi i identitetit të votuesit dhe nëse ai / ajo ka votuar më parë bëhet pa pajisje teknike në rastet e mëposhtme: për votimin e votuesve që votojnë në shtëpi, për votimin e qytetarëve që janë në institucione për kujdes jashtëfamiljar gjatë zgjedhjeve, për votim për qytetarët që janë duke vuajtur dënimin me burg ose në paraburgim gjatë zgjedhjeve, gjegjësisht arrest shtëpiak, për votim të qytetarëve që punojnë përkohësisht ose banojnë jashtë vendit gjatë zgjedhjeve, për votimin e anëtarëve të këshillave zgjedhore për votim në  PDK, gjegjësisht në zyrat konsullore.

Për votuesit – persona me nevoja të veçanta që nuk mund të votojnë, gjegjësisht të kenë qasje në vendvotim, këshilli zgjedhor është i obliguar që këtyre personave t’iu mundësojë që në mënyrë adekuate të hyjnë gjegjësisht të kenë qasje në vendvotim që ta realizojnë të drejtën e votës.

Nëse këta persona nuk kanë me vete ndonjë person që do t’iu ndihmojë gjatë hyrjes në vendin e votimit, në atë rast këshilli zgjedhor është i detyruar që të përcaktojë persona nga radhët e votuesve që në atë moment gjenden në vendin e votimit që t’i ndihmojë votuesit me nevoja të veçanta që të hyjë, gjegjësisht të ketë qasje në vendvotim që ta realizojë të drejtën e tij të votës.

Nëse për ndonjë arsye votuesit nuk i lejohet të ushtrojë të drejtën e tij / saj për të votuar, Këshilli Zgjedhor, me kërkesë të votuesit duhet të plotësojë një formular në dy kopje, të miratuar më parë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në të cilin ai do të deklarojë dhe shpjegojë arsyet, dhe një kopje duhet t’i jepet votuesit. Këshilli Zgjedhor duhet ta drejtojë votuesin në Komisionin Komunal Zgjedhor.

KKZ në ditën e votimit është i hapur për të gjithë votuesit të cilët do të kërkojnë ndihmë për realizimin e të drejtës së tyre të votës.

Çdo votues ka të drejtë të parashtrojë në Komisionin Komunal Zgjedhor: ankesë për mbrojtjen e të drejtës së votës personale në procedurën e votimit, ndërsa KKZ -ja është e detyruar që çdo votuesi që do t’i drejtohet KKZ -së me qëllimin për të parashtruar  ankesë për t’i dhënë një formular për të parashtruar ankesën, dhe më pas ankesë për shkak të shkeljes së të drejtës së votës personale në çdo fazë të procesit zgjedhor, të cilën secili votues mund ta parashtrojë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor drejtpërdrejt ose përmes
komisionit komunal zgjedhor, brenda 12 orëve.

KKZ është e obliguar që çdo votuesi që do të drejtohet në KKZ me qëllim që të parashtrojë ankesë t’i japë formular në të cilin do të parashtrohet ankesa ose ta dërgojë dhe t’i ndihmojë që ta plotësojë formularin elektronik të ankesës në  www.prigovori.sec.mk. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy