Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në dhjetë komunat në Juglindje ka filluar pa probleme

nga D V

Strumicë, 23 pill – Gjithsej 1.547 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm sot votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në dhjetë komuna në rajonin planor juglindor – Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novosellë, Konçe, Bogdanc, Gjevgjeli, Dojran dhe Vallandovë. Votimi po zhvillohet pa problem dhe sipas Komisioneve Komunale Zgjedhore pritet të përfundojë në orët e pasditës. 

Më shumë persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur në Komunën e Strumicës – 356, ndërsa sëbashku me ta votojnë edhe të burgosurit nga burgu i Strumicës. Mëngjesin e sotëm nga ora 07:30 ka filluar marrja e materialit zgjedhor dhe procesi po rrjedh pa probleme. 

 Kryetarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore nga komunat e tjera, gjithashtu, njoftojnë se votimi po zhvillohet normalisht dhe pa probleme. 

Në Komunën Novosellë janë paraqitur 299 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, Bosillovë- 172, Gjevgjeli- 175, Vallandovë- 78, Vasilevë- 186, Radovish- 123, Konçe- 48, Dojran- 44, Bogdanc- 66 votues.

Në listën zgjedhore në dhjetë komuna gjithesj janë paraqitur 147.167 qytetarë me të drejtë vote, të cilët do të votojnë në 273 vend votime. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More