Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Votimi i Vlora Çitakut për presidente, VV: Nuk mund të bëhemi pjesë e këtyre pazareve

Kreshnik Ahmeti, sekretari për marrëdhëniet e jashtme në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), ka folur për kërkesën e Vlora Çitakut që të kthehet në Kosovë nga misioni i saj që ka si ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ahmeti deklaroi se një ambasador nuk mund të kthehet në vend kur do ai, por se kur i mbaron afati i punës së tij. “Sot e kishim një ditë me degradime në politikën e jashtme, e përfundojmë ditën me lajmin se Z. Çitaku ka dërguar vet kërkesë që të kthehet në Kosovë, kur e dimë që ajo është dashur të kthehej në Kosovë para një viti, neni 7.8 dhe neni 7.7 i Ligjit për shërbimin e jashtëm janë duke u shkelur nga rasti i Z. Çitaku. Ambasadorë të caktuar që kanë tejkaluar mandatin e parë, mendoj se ata kanë të drejtë të qëndrojnë vetëm një herë për katër vite si ambasadorë”. “Z. Çitaku me një postim në Twitter edhe vet e kishte cekur se i ka pesë vite të mandatit të saj, pra në një farë mënyre edhe vet e kishte pranuar këtë. Nuk mundet një ambasador të kthehet kurdo, kjo është  çështje që përcaktohet me aktet ligjore të shërbimit diplomatik”. “Por, unë besoj se kërkesa e saj vjen si rezultat  i refuzimit të presidentit që ta procesojë tutje kërkesën e ish-ministrit të jashtëm Z. Konjufca. Pra, ne kishim kërkuar që në fillim të muajit mars që këta shefa të misionit të kthehen, sepse ishin të jashtëligjshëm, por u bllokua ky si proces deri tash”. “Në anën tjetër kthimi i vetëm Z.Çitaku , jo edhe i shefave të tjerë të misionit, tregon që këtu kemi të bëjmë me pazare politike, pra çka mund të jenë këto vetëm imagjinata mund të na e tregoj, nuk mund ta dimë. Por, sigurisht nuk janë vendime që janë për ta respektuar ligjin”. I pyetur se a kanë informacion se Çitaku mund të nominohet për presidente të vendit dhe se nëse kjo është e vërtetë a do të votojnë pro saj, Ahmeti tha se nuk kanë informatë për këtë dhe se ata nuk bëhen pjesë e pazareve politike. “Nuk dimë, nuk kemi informata çka po ndodh, jemi duke i qeverisur nga një qeveri që nuk është transparente. Por. ajo që e dimë është që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”. “Ne nuk mund të bëhemi pjesë e këtyre pazareve, dhe aq më shumë e eksponentëve që janë pjesë e aferës pronto, të cilët tashmë nuk e kanë kundërshtuar shkëmbimin territorial dhe dëmet tjera që mund t’i bëhen vendit. Pra, ajo çka i duhet vendit edhe njëherë them janë zgjedhjet”, ka thënë Ahmeti në Info Magazine të Klan Kosovës.

Postime të ngjashme

KQZ-ja mund të shpallë të mërkurën rezultatet përfundimtare

T E

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...