Getting your Trinity Audio player ready...
|
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në 11 qarqe.
Konkretisht ka përfunduar numërimi në qarqet Kukës; Shkodër; Dibër; Durrës; Fier; Tiranë; Berat; Lezhë; Vlorë; Gjirokastër; Korçë.
Sipas KQZ-së “vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes për qarkun Elbasan”.
Në bazë të rezultatit të publikuar nga KQZ të votimit nga jashtë, Partia Socialiste ka marrë 122 236 vota, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 47 056 vota. Partia e tretë është renditur Nisma Shqipëria Bëhet e cila ka marrë 14 800 vota.