Votimi nga jashtë, Peleshi: PS nuk do ta pranojë kushtin e PD për dokumentet e huaja

nga D V

Kushti i vendosur nga Partia Demokratike për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente identifikimi të huaja nuk do të pranohet nga mazhoranca.

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi në një intervistë për Top Channel tha se, kërkesa e Partisë Demokratike është e parealizueshme.

Por, ndërsa drafti që mban vetëm firmat e PS parashikon tre ndryshimet që lidhen me afatet e regjistrimit, mbulimin e kostos së postës nga buxheti i shtetit dhe kompozimin e komisionit të numërimit nga përfaqësues të dy forcave kryesore politike, kushti i ri i vendosur nga opozita, sipas Peleshit, është i qëllimshëm për bllokimin e draftit të dakordësuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More