Agjencia Zhurnal.mk

Votohet amendamenti për rritjen e buxhetit për Specialen

Buxheti, që do të shpenzohet për Gjykatën Speciale, është votuar të rritet nga 3.5 milionë në 16.5 milionë në rishikimin e buxhetit për vitin 2020. Amendamenti i propozuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transferime ka marrë votat e nevojshme të deputetëve për të hyrë në rishikimin e buxhetit për vitin 2020, raporton “Zeri.info”.

Kjo është kundërshtuar nga deputeti i LVV-së Hekuran Murati, i cili është kryetar i Komisionit për Buxhet, duke thënë se në këtë kohë pandemie mjetet nga buxheti duhet të shpenzohen për shëndetësi.

Sipas tij, deri në fund të vitit do të shpenzohen 4 milionë në çdo muaj. “Si anëtar i Komisionit nuk e kemi mbështetur për shkak se mendoj se duke marrë parasysh periudhën deri në fund të vitit, që i bie edhe 5 muaj, e 20 milionë euro për 5 muaj i bie 4 milionë në muaj, është shpenzim enorm kur jemi në një gjendje të tillë kur neve na duhet buxhet”, ka thënë Murati.

Amendamentin për rritjen e buxhetit për Specialen e ka përkrahur PDK-ja. Deputeti Bedri Hamza ka thënë se këto mjete janë vetëm të planifikuara dhe mund të mos shpenzohen fare, ndërsa ka kujtuar se ky është një detyrim ligjor, të cilin e ka marrë shteti i Kosovës përsipër.

“Sa për sqarim, e para, ky nuk është shpenzim, është planifikim, këto mjete janë të planifikuara, a ndodh a nuk ndodh varet se a ndodhin ngjarjet, këto mjete janë të planifikuara, një pjesë është në kod të Ministrisë së Drejtësisë dhe pjesa tjetër është te kontingjenti dhe të mos e ngatërrojmë këtu shpenzimin me planifikimin dhe kjo nuk është vullnet i mirë. Ne urojmë dhe besojmë që asnjë cent të mos shpenzohet nga kjo kategori, por nëse vjen puna të ndodhë, ky është detyrim ligjor, të cilin e ka marrë shteti i Kosovës”, ka thënë Hamza, transmeton “Zeri.info”.

Në fund, deputetët me 55 vota pro kanë kaluar këtë amendament, ndërsa 32 vota ishin kundër.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!