Votohet ligji për plotësim të ligjit për tokën bujqësore

Shkup, 30 korrik – Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u votua ligji për plotësim të ligjit për tokën bujqësore, me të cilin personave fizikë dhe juridikë që u është prishur kontrata e qirasë, në përputhje me nenin 37-a të këtij ligji, mund të parashtrojnë kërkesë deri tek Ministria për revokim të deklaratës për përfundimin e kontratës së qirasë, nëse deri në ditën e dorëzimit ose marrjes në pronësi të tokës bujqësore, si lëndë e kontratës, paraqesin prova të pagesës së qirasë me kamatë për pagesë të vonuar të qirasë dhe dëshmi të kompensimit të paguar në shumën e qirasë vjetore për periudhën për të cilën kanë pasur në pronësi tokën bujqësore pa bazë ligjore.

 

Ky ligj gjithashtu mundëson personat fizikë dhe juridikë të cilëve për shkak të qirasë së papaguar ju është prishur kontrata e qirasë për një periudhë prej një viti para ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, kurse toka bujqësore, objekt i kontratës, është akoma në posedim të tyre, të jenë në gjendje që brenda 60 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji të paraqesin kërkesë për revokim të deklaratës për përfundimin e kontratës së qirasë me dëshmi të bashkëlidhur të qirasë së paguar me kamatë për pagesë të vonuar të qirasë dhe dëshmi të kompensimit të paguar në shumën e qirasë vjetore, për periudhën për të cilën e zotëronin tokën bujqësore pa bazë ligjore.

Ky ligj u mundëson qiramarrësve të cilëve u është prishur kontrata e qirasë, të vazhdojnë me realizimin e biznes planit / programit, përkatësisht do të vazhdojë të jetë e vlefshme marrëveshja e mëhershme dhe në të njëjtat kushte, gjë që mundëson shfrytëzimin më efikas të tokës bujqësore si resurs i kufizuar natyror për prodhimin e ushqimit.

Related posts

Cipras kritikon Micotakisin për mosratifikim të memorandumeve me Maqedoninë e Veriut

Z H

Destani shpreh ngushëllime familjarëve të v iktimave: U dhashtë Zoti forcë!

D V

Shekerinska në Riga: Shqyrtohen mundësitë për pjesëmarrje në grupin luftarak të Aleancës në Letoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com