Voton Ahmeti: Le të triumfojë vullneti i qytetarëve, ta çojmë vendin drejt integrimit euroatlantik

nga Redaksia

Kërçovë, 8 maj – Në një deklaratë për mediat, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të sotme për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. “Është vullneti i lirë i qytetarëve të votojnë për këto zgjedhje” tha Ahmeti.

Ai uroi që procesi të shkojë mirë sipas të gjitha standarteve dhe të jetë zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët. Ahmeti theksoi se është e rëndësishme të mos kemi devijim nga kursi euroatlantik i vendit dhe të çojmë të gjitha proceset përpara për më shumë paqe dhe pa probleme me fqinjët.

“Është vullneti i lirë i qytetarëve të votojnë për kë zgjedhje duan ata. Uroj që procesi të shkojë mirë sipas të gjitha standarteve, të jenë zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët, dhe të mos kemi devijim nga kursi euroatlantik i vendit t’i çojmë të gjitha proceset përpara për më shumë paqe, për më shumë stabilitet, dhe pa probleme me fqinjët, kjo është ajo që dua të triumfojmë në zgjedhje”, tha Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More