Agjencia Zhurnal.mk

Vozitësi i trotinetit elektrik humb jetën në një aksident në Manastir

Dje në orët e pasdites në Manastir ka ndodhur fatkeqësi trafiku ku jetën e ka humbur një 26-vjeçar nga Manastiri, i cili drejtonte trotinet elektrik.

Siç informojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin nga rrugët e Manastirit “8 Shtatori” dhe “Aron Aroesti”,  ndërsa në të janë përfshirë automjeti “Folksvagen Turan”, i drejtuar nga F.J.(21) nga Manastiri dhe trotineti elektrik, i drejtuar nga O.P.(26), gjithashtu nga Manastiri.

Pas aksidentit, 26-vjeçari është dërguar në Spitalin klinik në Manastir, ku dhe ka ndëruar jetë.

Në vendin e ngjarjes hetim ka kryer ekipi i SPB-Manastir, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!