Biçiklisti 36-vjeçar me lëndime të rënda është dërguar në spital pasi që atë e ka goditur vetura, ndërsa vozitësi ka ikur.
Sipas informacioneve të MPB-së, dje rreth orës 16 është denoncuar se në udhëkryqin nga rr. “Nikollaj Ostrovski” dhe rr. “Mocartova” në Shkup, automjeti ka goditur biçiklistin R.Z.(36) nga Shkupi, ndërsa vozitësi ka ikur.
Biçiklisti është dërguar në spital, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Inspektim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB-Shkup dhe po punon në zbardhjen e rastit.