Vranë derrin e egër, policia e Kumanovës ndalon gjuetarët

nga Xh M

Kumanovë, 15 janar – Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Kumanovë. Disa gjuetar pasi e vranë një derr të egër, atë e transportuan me veturë, por në formën jo të duhur dhe kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e Policisë së Kumanovës.

Gjuetarët janë ndaluar nga Policia edhe për faktin se ekziston rreziku që derri të përhapë edhe sëmundjen e murtajës afrikane të derrave nga mos transportimi në mënyrën e duhur.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Inspektorati i Agjencisë së Veterinarisë. Analizojnë se nëse derri egër bartë virus të murtajës afrikane, pasi kjo sëmundje është konstatuar se është e përhapur në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More