Vranë me breshëri automatiku biznesmenin, 47 vite burg për dy autorët

nga D V

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 47 vite burg në total, 2 autorët e vrasjes së biznesmenit Rakip Roli në vitin 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Në këtë mënyrë, trupi gjykues ka dhënë 27 vite burg për autorin kryesor të kësaj ngjarje Llej Lika dhe 20 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Klaudio Gjegji (Beleshi).

Ky i fundit fillimisht u procedua për moskallëzim krimi, por hetimet provuan se Klaudio Gjegji Beleshi, kishte tjetër rol në vrasjen e Rakip Rolit.

Llej Lika, që në momentin e arrestimit deklaroi se e kishte vrarë Rakip Rolin për hakmarrje pasi, një ditë më para krimit, ai së bashku me dy djemtë e tij e kishin dhunuar.

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, u ekzekutua me breshëri automatiku mëngjesin e 10 dhjetorit të vitit 2021 sapo kishte dalë nga banesa në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More