Agjencia Zhurnal.mk

Vrapiçisht, vetura godet këmbësorin

Gostivar, 21 tetor- Në rrugën lokale në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, dje (20-tetor) rreth orës 13 e 25 minuta, vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari B.I. nga fshati Bogovinë e Tetovës, ka aksidentuar këmbësorin 54-vjeçar G.R. nga fshati Vrapçisht.

Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me të njëjtë veturë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar.

L E

Lajmet e fundit