Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Vrapim në mëngjes apo shëtitje në mbrëmje? Cila është koha më e mirë për aktivitet fizik

Sipas ekspertëve të shëndetit, koha gjatë ditës ndikon shumë në cilësinë e shëndetit tonë.

Një studim që ekzaminoi burrat me rrezik të lartë për diabet të tipit 2 zbuloi se ata që kryenin aktivitetin fizik pasdite kishin përmisuar shëndetin e tyre, në krahasim me ata që bënin të njejtat ushtrime gjatë mëngjesit, transmeton portal arbresh.info

Ekspertët theksojnë se aktiviteti fizik ndikohet nga koha kur hamë ose se kur shkojmë në shtrat.

Studimi  zbuloi se burrat me diabet tip 2, të cilët përfunduan disa minuta seanca intervali me intensitet të lartë pasdite, përmirësuan ndjeshëm kontrollin e sheqerit në gjak pas dy javësh. Nëse ata bënin të njëjtën, stërvitje intensive në mëngjes, nivelet e sheqerit në gjak u rritën në mënyrë të papërshtatshme.

Përfitimet e ushtrimeve fizike pasdite tejkalojnë ndjeshëm efektet e ushtrimeve në mëngjës.

Ushtrimet e moderuara të pasdites mund të kenë një efekt në ushqimin që konsumojmë më vonë gjatë mbrëmjes dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit.

Pas 12 javësh, burrat që ushtruan pasdite treguan ndjeshmëri mesatare dukshëm më të mirë të insulinës sesa ushtruesit në mëngjes, gjë që rezultoi në një aftësi më të madhe për të kontrolluar sheqerin në gjak.

Postime të ngjashme

​Aktivitetet që e rigjenerojnë trurin tonë

D V

Lum si mamatë që lindin në gusht, 7 arsyet fëmijët e tyre i duan dhe i lakmojnë të gjithë

D V

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...