VRASЁSI BUZЁQESH

nga D V

Poeti nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj

dashuriçkat e mia të dikurshme ende më thërrasin
disa nga viti i kaluar
disa nga viti më i përparshëm
disa nga vitet e mëhershme,
mirë është t’i çosh duart nga punët
kur nuk të shkojnë ashtu si duhet
e mirë është edhe mos të urresh
apo bile ta harrosh
atë me të cilën nuk ia
del.

dhe bash më pëlqen kur më thonë
se kanë fat me mashkullin e
fatit në jetë.

kur e kanë përjetuar këtë
shumë gëzime i presin.
ua kam mundësuar që jeta t’u duket më e mirë
pas meje.

ua kam dhënë mundësinë e
krahasimit
horizonte të reja
kara të rinj
më shumë rehati
ardhmëri për merak
pa mua.

përherë e ul dëgjuesen i
kënaqur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More