Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO çon për gjykim çështjen në ngarkim të Altin Hajrit

nga Xh M

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prenges në janar të 2020. Hajri është gjykuar në mungesë, pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Ndërkohë, grupi është ndarë në disa pjesë. Më herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjetshëm, ndërkohë që ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazave të fundit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More